Kur italianët emigronin drejtë SHBA-së
Pëlqej
Ashtu sikurse shqiptarët të cilët kanë emigruar drejtë brigjeve italiane gjatë viteve 90-të, edhe italianët kanë emigruar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1912.

Në një raport të Kongresit Amerikan të Emigracionit, emigrantët italianë përshkruhen si shtetas që “binin erë të keqe” dhe që bënin një tufë me kalamaj të cilët i dërgonin për të lypur.

Ja një pjesë e tekstit të shkëputur nga një raport i Kongresit Amerikan të Imigracionit të emigrantëve italianë në Shtetet e Bashkuara, tetor 1912.

"Ata janë në përgjithësi me shtat të vogël dhe lëkurë të errët. Shumë prej tyre bien erë të keqe sepse mbajnë të njëjtën veshje për disa javë. Ndërtojnë kasolle në periferi. Kur arrijnë t’i afrohen qendrës kërkojnë apartamente me qira me çmim tepër të ulët. Ata bëhen 2 vetë dhe kërkojnë për një dhomë me kuzhinë. Pas disa ditësh ata bëhen 4, 6, 10 persona dhe flasin gjuhë të pakuptueshme, ndoshta dialekte. Shumë fëmijë përdoren për të lypur; shpesh para kishave të vjetra gra dhe burra qajnë për mëshirë, me tone të përvajshme dhe idhnake. Bëjnë shumë fëmijë të cilët mezi i mbajnë më pas. Thonë se ata janë të varur pas vjedhjeve dhe dhunës. Gratë tona i shmangin, sepse janë të shëmtuar dhe të egër, dhe për shkak të lajmeve të shumta për përdhunime që janë përhapur. Politikanët i kanë hapur shumë kufijtë, por, mbi të gjitha, nuk kanë qenë në gjendje që të zgjedhin në mesin e atyre që hyjnë në vend për punë dhe atyre që mendojnë se mund të varen nga veprimtari kriminale

Veriorët përshtaten në shtëpitë që amerikanët refuzojnë, punojnë më shumë, familjet e tyre mbeten të bashkuara dhe nuk shqetësohen për pagat e njëri-tjetrit. Të tjerët, ata për të cilët raportohet në pjesën e parë të këtij artikulli, janë nga jugu i Italisë. Unë ju ftoj të kontrolloni dokumentet e origjinës. Siguria jonë duhet të jetë shqetësimi i parë".
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori