Kur aligatori shfaqet rrugve të Floridas (VIDEO)
Mark Sher po shëtiste me një veturë të vogël elektrike që zakonisht përdoret nga lojtarët e golfit, kur para tij u shfaq një aligator gjigant.

Reptili disa metra i madh po kalonte nëpër fushën e golfit për t’u futur në ujë. Ai fillimisht kaloi rrugën dhe më pas vazhdoi për në hapësirën e gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat amerikane bëhet fjalë për aligatorin Larry, i cili njihet pothuajse nga të gjithë në Brownwood të Floridës.

Ai është i gjatë afro katër metra dhe jeton në liqenin në afërsi të fushës së golfit që frekuentohet nga mijëra qytetarë.


Shtuar më 06/03/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori