E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
“Kundërshtuesit e marrëdhënieve të mira me Rusinë janë budallenj!”
Çdo person që mendon se ndërtimi i marrëdhënieve të mira mes Rusinë përbën diçka negative është një budalla ose një idiot.

Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Presidenti i Zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili konfirmoi edhe njëherë vullnetin e tij për të bashkëpunuar ngushtësisht me Moskën, pasi të marrë zyrtarisht kryesinë e Shtëpisë së Bardhë.

Trump shtoi gjithashtu se nga ky bashkëpunim pret që të zgjidhen shumë probleme të ndjeshme që ka sot në botë.

Nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter, lideri i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, është shprehur se kur ai të marrë zyrën do të bashkëpunojë ngushtësisht me Kremlinin, për të zgjidhur disa prej problematikave më të mëdha që ka sot bota.

“Të kesh një marrëdhënie të mirë me Rusinë është diçka e mirë dhe jo diçka e keqe. Vetëm budallenjtë dhe idiotët mendojnë se ajo është diçka e keqe.

Ne kemi mjaft probleme në botë dhe nuk na duhet një tjetër. Kur unë të jem President, Rusia do të na respektojë më shumë seç na respekton tani, dhe të dyja vende, ndoshta, do të bashkëpunojnë për të zgjidhur problematika dhe mëdha dhe çështje të ndjeshme në Botë’, shkroi Trump në postimet e tij.

Më herët, zyrtarët e Inteligjencës amerikane publikuan një raport në të cilin nënvizohej se Vladimir Putin kishte urdhëruar ndërhyrjen në fushatën elektorale të vitit që lamë pas, me qëllim që të mbështeste republikanin.

Ekspertët pretendojnë se lideri i Kremlinit ka favorizuar zgjedhjen e Donald Trump, përmes urdhërimit të sulmeve kibernetike, ndërkohë që janë publikuar edhe informacione sekrete të cilat kanë pasur për qëllim që të dëmtojnë imazhin e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Shtuar më 07/01/2017, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori