Kundërshtarët e Putin nxjerrin sekretin e videos me tigrin (VIDEO)
Skena e shpëtimit të jetës së një ekipi televiziv nga rreziku i një tigri nga kryeministri i Rusisë Vladimir Putin është e inskenuar. Kritikët e kryeministrit shprehen se tigri ndodhej në grackë shumë kohë përpara sesa të mbërrinte Putin me veshjen e tij të kamuflazhit dhe çizmet ushtarake.

Videoja e disa viteve më parë ka pajme të një tigri i cili ndodhet në një zonë të shkretë të Lindjes së Largët ruse ndërsa Putin qëlloi me armën e tij të mbushur me qetësues. Kundërshtarët e Putin janë të bindur se tigri i egër siberian që u godit nga kreu i Kremlinit, në fakt ishte thjesht një tigër i zbutur i marrë hua nga kopshti zoologjik. /albeu.com/

Video

Shtuar më 17/03/2012, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori