Kulla Eiffel me ngjyrat amerikane për tragjedinë e Orlandos
Gjatë mbrëmjes së sotme, Kulla Eiffel do të mbajë ngjyrat amerikane në homazh të viktimave në Orlando. “Bashkia e kryeqytetit francez do të ngrejë gjithashtu flamurin shumëngjyrësh të komunitetit gay si dhe flamurin amerikan”, njoftoi kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Ajo i adresoi gjithashtu keqardhjet, solidaritetin dhe afeksionin e saj popullit amerikan dhe komunitetit gay, të prekur nga të shtënat në Orlando (Florida).

Një minutë heshtje do të mbahet gjatë Këshillit të Parisit që mbahet gjatë tre ditëve këtë javë. /albeu.com/


Shtuar më 13/06/2016, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori