Kulla e Eifel fik dritat në nderim të viktimave në Egjipt
Ashtu si edhe në raste të tjera të këtyre sulmeve të ngjashme në Evropë, kulla Eifel ka fikur dritat në shenjë solidariteti me familjet e personave që humbën jetën dhe të plagosurit në sulmin ndaj xhamisë në Egjipt.

Dritat u fikën me vendimin e kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo.
“Terrorizmi edhe një herë ka goditur Egjiptin. Ngushëlloj familjet e të vdekurve, kurse të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë për nder të viktimave të sulmeve terroriste në vende të ndryshme të botës.

Xhamia, e cila është sulmuar i përket Tarikatit, ndërsa ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit të Al-Arish. /albeu.com/




Shtuar më 25/11/2017, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori