KULISAT/ Mori të gjitha pushtetet, tani princi saudit do të bëjë goditjen finale
Pasi mori në duar të gjithë pushtetin në Mbretërinë e Arabisë Saudite, princi i kurorës Muhamed bin Salman tashmë do të marrë edhe fronin.

Ai pritet të detyrojë babain e stij Salman bin Abulaziz që të heqë dorë nga froni duke ia kaluar të birit përcjell Albeu.com.

Kështu shkruan në Twitter një personazh mjaft i njohur për informacionet sekrete në Arabinë Saudite, i cili cilësohet edhe si "Julian Assange" arab.

"Muxhathit", emri i profilit në Twitter që mendohet se i përket një anëtari të familjes mbretërore, shkruan se Muhamed bin Salman ose siç e thërret media botërore M.B.S është marrë vesh me Donald Trump dhe Jared Kouchner që të largojë babain nga pushteti dhe të bëhet vetë mbret.

"Kjo do të ndodhë para datës 4 korrik 2018", shkruan profili misterioz në Twitter, i cili ka zbuluar mjaft të dhëna sekrete nga Arabia Saudite që kanë rezultuar të vërteta. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori