Katër peshkatarë kanë menduar se kanë kapur një peshk
gjigant, por kurrë nuk i ka shkuar mendja se në fakt ne grepin e tyre kishte rënë një peshkaqen.
Ngjarja ka ndodhur në Florida dhe
peshkaqeni ka sulmuar disa herë me dhunë dy kanoe me peshkatarë.
Ata janë përpjekur të mbajnë qetësinë por sulmi është bërë disa herë i dhunshëm dhe për pak kanoet janë kthyer përmbys.
Fatmirësisht në një pikë
peshkaqeni i egërsuar është larguar dhe peshkatarët kanë mbetur shëndoshë e mirë e pa u lënduar.
Kjo nuk ështe hera e parë që në florida peshkatarët përfundojnë duke u përpleshur me peshkaqenët, madje ka pasur raste kur janë bërë ushqim për grabitqarët e rrezikshëm. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2019,
ora 14:12