Kujdes nga rrugët e ngrira, mund të përfundoni kështu (VIDEO)
Akulli i cili ka mbuluar rrugët, ka bërë që shumë njerëz të shmangin lëvizjet e tyre me makinë apo jashtë shtëpisë.

Kjo vajzë nga Kanadaja, nuk ka arritur të mbajë dot ekuilibrin në akull dhe sikurse shihet edhe në video, këpucët që ka veshur duket se nuk janë shumë të përshtatshme për të ecur në rrugë të ngrira, pasi nuk i lejojnë asaj qëndrimin në këmbë.

Videoja është filmuar nga mamaja e vajzës ndërsa babai i saj i ka ardhur në ndihmë që të hipë në makinë.

Nëse vijmë pak më afër në fqinjët tanë, mbi 300 qytetarë në Kosovë i janë drejtuar qendrave shëndetësorë për shkak të rrëshkitjeve në rrugët e ngrira. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori