Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: Me kundërshtarët që kemi ne nuk zbresim nën 40 bashki

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh i bindur se do të fitojnë mbi 40 bashki në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë elektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim. Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre” tha Gjiknuri./albeu.com


Shtuar 23.12.2022 12:08