“Civilët nuk mund të punojnë më se gjejnë trupat e të afërmeve të tyre”, paralajmërimi i fotografit ukrainas: Lufta do vijë në Europë

Lufta në Ukrainë po vazhdon prej 24 shkurtit dhe situata sa vjen e bëhet më e rënduar. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy vizitoi qytetin e masakrës, Buchan në afërsi të Kievit, ku u gjetën trupat e civilëve të masakruara nga ushtria ruse.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, fotografi ukrainas nga Bucha, Andriy Dubchak, tregoi se si është aktualisht situata në atë qytet. Ai tha se ka ende kufoma trupash në rrugë, madje civilët nuk mund të punojnë më se gjejnë të afërmit e tyre.

“Në rrugët e qytetit ka shumë trupa të pajetë, femra dhe meshkuj. Ka edhe shumë trupa të pagjetur në fshatra. Është e tmerrshme të dëgjosh historitë e njerëzve, të dëgjosh se si po i vrasin të afërmit e tyre, kushërinjtë dhe miqtë e tyre.

Ka ende trupa kufomash të mbetura në rrugë. Deri tani shumicat i kanë marrë, po ka edhe shumë të tjerë që duhen mbledhur. Është një kaos total dhe civilët nuk duan të punojnë se janë të njohurit e tyre ata që janë vrarë. Prandaj po vijnë të tjerë, nga qytete të tjera për t’i mbledhur.

Po na vijnë informacione të tmerrshme që mund të jenë akoma më shumë viktima seç dimë. Këto janë luftëra të tmerrshme të shtetit rus kundër Ukrainës dhe duhet të dënohet”, u shpreh Dubchak.

Më tej, ai deklaroi se masakra në Bucha është e vërtetë dhe të gjitha dezinformimet e Rusisë nuk janë të vërteta. Sipas tij, nëse Ukraina bie, atëherë lufta do të përhapet në Europë.

“Çfarëdo lloj gjëje që ka ndodhur është gënjeshtër dhe sigurisht që ka ndodhur. Ata po shkatërrojnë hartën. Po ne duhet të kuptojmë diçka nëse Ukraina do të bjerë, atëherë ky është vetëm fillimi, pasi lufta do të përhapet në të gjithë Europën”, tha Dubchak