Kubë, shpallet dita e festes së Premtes së Madhe të Pashkëve
Qeveria komuniste e Kubës ka shpallur “të Premten e Madhe të Pashkëve” ditë festive duke pranuar kërkesën e Papa Benedikti XVI bërë gjatë vizitës së fundit në ishull. Qeveria tha se presidenit Raul Kastro mori vendimin pas “suksesit të vizitës së jashtëzakonshme”.

E Premtja e Madhe është dita kur katolikët shënojnë vdekjen e Krishtit, si pjesë qendrore e festës së Pashkëve. Kjo është hera e parë që njihet si festë publike në Kubë, që nga vitet 60-të, kur festat fetare nuk shënoheshin zyrtarisht. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2012, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori