Kuba goditet nga meteori, shi gurësh mbi shtëpitë e zonës (VIDEO)
Një meteor goditi pasditen e së premtes Kubën perëndimore. Guri hapësinor ra pranë qytetit Viñales, duke mahnitur banorët që arritën ta shihnin me sy të lirë.

Momenti u kap jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga sistemi i radarëve atmosferikë, që e filmoi meteorin teksa fluturoi mbi provincën e Pinar del Rio.

Lajmine ka bërë të ditur shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida, ku njoftoi se ka marrë informacione se një meteor u pa në qiell mbi Florida Keys në orën 13:20 të së premtes dhe pastaj u përplas në Kubën Perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori