Këto janë shpenzimet marramendëse të familjes Trump për vetëm një ditë

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Trump president, po sa i kushton vallë amerikanëve. “Washingtont Post” nuk përdor këto fjalë, por i nënkupton qartazi mes rreshtave të artikullit të kushtuar banorit të ri të famshëm të Shtëpisë së Bardhë, jeta luksoze e të cilit dhe shpenzimet për shërbimet sekrete do t’i detyrojnë taksapaguesit amerikanë të mundohen shumë për t’i bërë ballë “klanit Trump”.

Makthi logjistik i mbrojtësve të presidentit kthehet në barrë gjigante për qytetarët e thjeshtë. “Shumat e shpenzuara për sigurinë e presidentit aktual amerikan janë marramendëse, – shkruan gazeta prestigjioze. – Sidomos nëse ballafaqohen me ato të përdorura për mbrojtjen e paraardhësve të tij”.

Klani është i madh në numër. Vet kreut të shtetit i pëlqen t’i kalojë fundjavat pranë detit, në Palm Beach; Melania preferon të qëndrojë në Nju Jork me të birin dhe e shmang transferimin në Shtëpinë e Bardhë; dy djemtë Eric dhe Don Jr., tani vonë ishin në Emiratet e Bashkuara Arabe për përurimin e resortit të ri të golfit “Beverly Hills” i Dubait.

Shërbimet sekrete amerikane duhet t’i sigurojnë mbrojtje maksimale çdo anëtari të familjes Trump, sigurisht me shpenzimet e taksapaguesve. Krahasuar me jetën e përmbledhur të familjes Obama, kjo e Trumpit tingëllon goxha e ekzagjeruar.

Për të garantuar sigurinë, tanimë shtesë të kullës “Trump” në Nju Jork, ku jeton Melania me Barronin, qytetit i duhet të paguajë rreth 500 mijë dollarë në ditë. Llogaria për një vit është diku te 183 milionë dollarët.

Arkat e shtetit janë rënduar me 100 mijë dollarë këtë muaj, parà të hedhura në fatura hotelesh, ku kanë qëndruar truprojat dhe punonjës të Ambasadës amerikane, të përfshirë në udhëtimin e Eric Trumpit në Uruguaj, ndërsa 10 milionë dollarë janë harxhuar deri tani vetëm me fundjavat e Trumpit president, në Florida./tch/

Shtuar më 17/02/2017, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori