Kthehen pas misionit në stacionin hapësinor
Pas katër muajsh qëndrimi në hapësirë, tre astronautët nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kanë ndaluar me anijen e tyre në stepat e Kazakistanit, rreth 35 kilomtra larg nga vendi i planifikuar i zbritjes.

Në bord ishin Yuri Malenchenko i Rusisë, Akihiko Hoshide i Japonisë, dhe Sunita Williams nga SHBA-ja, të cilët kompletuan misionin 126 ditësh. Kozmonautët ruse Oleg Novitsky dhe Yevgeni Tarelkin dhe amerikani Kevin Ford mbeten ende në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori