Këta janë dy shqiptarët që kontrollojnë trafikun e kokainës në Londër, emrat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjykata britanike ka dënuar dy shqiptarë pasi akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti të trafikutkokainës në rrugët e Londrës dhe se ishin 'kontrolluesit' e rrjetit të drogës.

Gjykata në "Southwark Crown" ka dhënë masën e sigurisë ndaj dy shqiptareve, ku Ardit Dushaj 30 vjeç i cili banonte në Holden Close është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Ariston Marku 23 vjeç i cili banonte në Benares Road, Plumstead është dënuar me 6 vite burg.

Dy shqiptarët thanë para trupit gjykues së ata nuk ishin konsumatorë të kokainës, por pranuan përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës.

Grupi u zbulua për herë të parë kur një trafikant rruge i afërt me Ardit Dushaj, u arrestua nga oficerët e Policisë së qytetit në nëntor të vitit 2015.

Ariston Marku u arrestua në një kafe në Londër më 10 gusht 2016, ndërsa Ardit Dushaj më 28 korri 2016.

Sipas policisë britanike rrjeti i trafikut të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori