Këta janë aeroplanët më të mirë luftarakë të shekullit 21 (FOTO LAJM)

“F-22 Raptor”,
Që nga vitet ’40 të shekullit të kaluar, aviacioni ushtarak ka arritur të prodhojë katër gjenerata të aeroplanëve luftarak, e ndërsa fuqitë e mëdha botërore janë duke punuar intensivisht në gjeneratën e pestë të këtyre aeroplanëve.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, edhe shtete tjera janë duke prodhuar aeroplanë luftarakë me teknologjinë më të fundit.

Karakteristikat bazë që një aeroplan luftarak t’i përkasë kategorisë së gjeneratës së pestë: janë teknologjia (stealth) të padukshëm ndaj radarëve, sistemi autonom i armëve, performansat e larta gjatë fluturimit, funksionet e përparuara si dhe instalimi i sistemit llogaritës.

“F-22 Raptor”, është aeroplani i parë luftarak i gjeneratës së pestë, i cili zyrtarisht është futur në përdorim nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2005.

“F-35 Lightning II”, është një aeroplan tjetër luftarak amerikan i gjeneratës së pesë, që pritet ta zëvendësoi modelin F-16 në forcat ajrore të SHBA-ve, shkruan Telegrafi.

Aeroplani luftarak rus i gjeneratës së pestë “Sukhoi T-50” për herë të parë ka fluturuar në vitin 2010, kurse tani është në fazën finale të testimit.
Sipas deklaratave të zyrtarëve ushtarakë, 12 aeroplanë së shpejti do të marrin pjesë në operacione luftarake, kurse prodhimi serik do të fillojë pas vitit 2020. /albeu.com/



Shtuar më 23/03/2017, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori