E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Këshilltarja e Trump kritikohet për mënyrën se si ishte ulur në Zyrën Ovale (FOTO LAJM)

Kellyanne Conway, me postin e këshilltares së lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dukej shumë e relaksuar gjatë qëndrimit të saj në Zyrën Ovale, teksa Presidenti Trump po zhvillonte një takim me përfaqësuesit e Universiteteve dhe Kolegjeve që historikisht i kanë ndjekur mësimet studentët me ngjyrë.

Gjatë pritjes së përfaqësuesve ajo qëndronte ulur në një kolltok në një pozicion të pazakontë duke thyer rregullat e protokollit, gjë që ka nxitur reagime të ashpra tek opinioni amerikan, të cilët e kanë cilësuar mënyrën e uljes së saj si të papërshtatshme.

Pasi kishte bërë një selfie, ajo ishte rehatuar mirë në kolltuk duke kontrolluar telefonin teksa këmbët i kishte mbajtur në ndenjëse duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe kameramanëve që ishin prezent.

“Çfarë je duke bërë Kellyanne? A është kjo një mënyrë e re e nderimit dhe pritjes së mysafirëve”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta që pushtuan rrjetet sociale. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori