A do bashkohen Basha dhe Berisha? Roland Bejko zbulon çfarë po ndodh në PD

Roland Bejko në panelin e të ftuarve në Open të gazetares Eni Vasili, mbrëmjen e sotme tha se kjo mënyrë diskutimi nuk po i çon drejt bashkimit demokratët.

“Për të mundur Ramën duhet një shumatore, e cila kërkon një kryetar që i mund të gjithë.  Të dyja palët duhet të jenë të interesuara të bashkohen. Por kjo mënyrë nuk po i çon drejt bashkimit. Berisha është fakt tani që është pjesë e PD.

Alibeaj kërkon t’i qëndrojë moralit të tij, timit dhe të tjerëve që kemi bërë një betejë kundër berishizmit.

Ne dështuam, por parimi ngelet. Nga ana tjetër, Berisha është aty, por non-grata nuk ka ikur. E pranojmë që Berisha është shumicë, se e pamë nga zgjedhjet. Mua non-grata e tij nuk më pëlqeu, prandaj nuk u rendita krah tij, edhe pse s’kam gjë personale ndaj tij,” tha Bejko.


Shtuar 31.03.2022 21:42

Tags: , ,