Kryqi i Kuq i gatshëm për sigurimin e 300 mijë nga një milion refugjatët në Mosul
Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pret që numri i të zhvendosurve brenda vendit në Irak, pas trazirave të Mosulit, të jetë një milion.

Por, Kryqi i Kuq është i gatshëm të presë vetëm 300 mijë nga ta, ka thënë një përfaqësues i Kryqit të Kuq për RT.

“Zyrtarët e Kryqit të Kuq gjenden në veri. Ekipet tona janë atje dhe ne do të jemi të gatshëm t’iu ofrojmë ndihma në ushqim, produkte higjienike, ngrohje dhe jorganë dhe gjithçka tjetër që këtyre njerëzve iu duhet”, ka thënë për RT, zëdhënësi i Kryqit të Kuq për Irak.

Sipas tij për momentin Kryqi i Kuq mund të ndihmojnë 300 mijë prej tyre, por, po i shtojnë rezervat e tyre sepse presin që ky numër të rritet.

Ushtria irakiane ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion për të rimarrë qytetin e Mosulit nga Shtetit Islamik.

Në Mosul jetojnë një numër i madh civilësh, qindra mijëra persona dhe përdorimi i forcave ajrore dhe armëve të rënda për të marrë vendin nga duart e luftëtarëve të ISIS do të jetë shumë i rrezikshëm nga pikëpamja e viktimave. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2016, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori