Kryqi i Kuq dërgon ndihma në Sana
Sa i takon konflikteve në Jemen, Kryqi i Kuq do të dërgojë ndihmaSana, duke nisur me ushqimet dhe personel mjekësor. Raportohet se Kryqi i Kuq do të dërgojë ndihma në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Sipas BBC, dy avionë do të transportojnë ndihma ushqimore dhe personel mjekësor, në vendin ku sipas Kombeve të Bashkuara, janë vrarë më shumë se 500 persona që kur kanë nisur bombardimet saudite.

Të njëjtat burime shtojnë se Kryqi i Kuq do të dërgojë edhe mjekë kirurgë në Aden me anë të anijeve. Situata mbetet e rënduar, e ku në zonat të ndryshme të Jemenit luftimet e ashpra vazhdojnë me të njëjtën intesitet.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vijon sulmet ajrore duke sjellë shkatërrime të mëdha, në një vend ku varfëria mbizotëron prej vitesh. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori