"Kryqëzohen" yjet e Instagramit, kështu vendosën të luten për viktimat e uraganit "Dorian" (FOTO LAJM)

Uragani Dorian solli shkatërrim me vete në Bahamas, ishujt e të cilit i goditi si një stuhi e kategorisë së pestë.

Në një rast të paprecedentë, në Bahamas ranë reshje të shumta dhe frynë erëra të furishme për rreth 40 orë.

Ndërkohë që thuhet se si pasojë e stuhisë tropikanë kanë humbur jetën 5 persona, ‘yjet’ e Instagramit po kujdesen të bëjnë pjesën e tyre.

Disa përdorues të Instagramit, kryesisht vajza, janë kujdesur të publikojnë foto të tyret me bikini nga plazhet me rërë të bardhe si formë ‘ngushëllimi’.

Për shembull modelja Tatiele Polyana postoi një foto të vetën në një plazh me ujë të pastër si kristali, e veshur me bikini.

Bashkë me foton, ajo shkruante:

Më është thyer zemra. Disa javë më parë pata mundësinë të njoh këtë pafundësi të ujit të pastër, me të vërtetë një parajsë, oh Zot sa e trishtë që të shohësh dëshpërimin e njerëzve nëpër video, kaq shumë shtëpi, makina, spitale dhe vende të tjera janë shkatërruar nga ky dreq uragan."
Si Tatiele ashtu dhe ‘yje’ të tjera në Instagram janë kritikuar keq nga përdoruesit në komente të cilët i kanë cilësuar si ‘të verbër’ e të ‘shurdhët’, që nuk duan të shohin e dëgjojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Në komentet më poshtë, përdoruesit e tjerë të Instagramit e akuzuan atë për përdorimin e tragjedisë si një mënyrë të 'promovimit të vetvetes'.

"Kjo është një foto shumë e çuditshme për të treguar shqetësimin tuaj për Bahamas. Sinqerisht duket më shumë sikur doni të përdorni hashtagun për një tragjedi si vetë promovim", shkruajti dikush.

"Nuk e kuptoj se si po lutesh në këtë foto për Bahamasin" shkruante dikush tjetër duke duke e shoqëruar reagimin me një emoji me fytyrë të qeshur.




Shtuar më 04/09/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori