Kryepeshkopi i Jerusalemit urdhëron mbylljen e kishave në shenjë solidariteti me “vëllezërit myslimanë”
Izraeli, si pjesë të zbatimit të “masave të sigurisë” ka vendosur kamera, detektorë dhe skanera sigurie X-ray jashtë xhamisë Al-Aksa.

Për këtë arsye, kryepeshkopi i Patriarkanës Ortodokse greke në Jerusalem, Teodositi Atallah Hanna ka bërë thirrje që të mbyllen të gjitha kishat në shenjë solidarizimi me besimtarët myslimanë.

Hanna u bëri thirrje pasuesve të kishës së tij që të shkojnë përpara xhamisë në shenjë solidarizimi me “vëllezërit e dhe motrat e tyre myslimanë”, njoftojnë aktivistët palestinezë për të drejtat e njeriut.

Të hënën, Izraeli ka ngritur barriera hekuri shtesë para portave të Al-Asbat të cilat çojnë për në xhami.

Për këtë arsye, myslimanët kanë më ditë të tëra që po falen jashtë xhamisë Al-Aksa. /albeu.com/

Shtuar më 25/07/2017, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori