Kryengritësit sulmojnë burgun në Siri
Në qytetin verior sirian, Aleppo, kryengritësit kanë nisur një sulm masiv ndaj një burgu që ndodhet aty. Kryengritësit kanë shpërthyer dy makina-bomba në mënyrë që të ecnin drejt mureve të tij.

Burgu që u sulmua nga kryengritësit ka 4 mijë të dënuar, mes të cilëve edhe aktivistë antiqeveritarë, njofton BBC.

Qeveria e Damaskut njoftoi se trupat e saj kanë ndërmarrë një kundërsulm duke përdorur edhe bombardime me tanke dhe sulme ajrore. Ka njoftime për të vrarë dhe të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori