“Shpërthimi” i kryeministrit në Kuvend, Tabaku i përgjigjet Ramës: Sa herë përdor këtë fjalor, dihet se po mbron një aferë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për gjuhën që ka përdorur sot në Kuvend kundrejt opozitës. Tabaku tha se Rama e përdor këtë fjalor kur ndodhet në hall dhe kur mbron aferat korruptive.

“Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rritet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë?  Kjo gjuhë tregon nivelin e politikbërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Llumin ku është politika shqiptare. Nuk e kam lexuar dokumentin e portit të Durrësit, se po luftojmë për transparencë, ky sulm nuk mund të justifikohet me asgjë. E njëjta gjuhë u përdor edhe për inceneratorin e  Elbasanit, një ish deputet i PS është rikthyer në qeli sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut”, tha Tabaku.


Shtuar 9.11.2022 11:48