Kryeministrja britanike urdhëron hetim të plotë rreth djegies së ndërtesës në Londër
Kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar të bëhet një hetim i plotë mbi zjarrin që përfshiu një bllok apartamentesh në perëndim të Londrës, duke vrarë të paktën 17 vetë.

Kjo shifër gjithsesi pritet të rritet, pasi zjarrfikësit nuk presin që të gjejnë ndonjë të mbijetuar në ndërtesën Grenfell, në veri të Kensingtonit.

Kryeministra Theresa May tha se njerëzit “meritojnë përgjigje” përse zjarri u përhap kaq shpejt dhe se hetimi do t ’ua japë përgjigjen. /albeu.com/


Shtuar më 15/06/2017, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori