Kryeministrja britanike kërkon falje për dështimin e shtetit pas zjarrit në Londër
Reagimi i parë që shteti bëri ndaj zjarrit në kullën ”Grenfell” ishte një dështim, kështu është shprehur ditëne sotme kryeministrja britanike, Theresa May.

”Zjarri ishte një dështim i shtetit, atij lokal dhe qendror”, deklaroi May gjatë debatit në parlament pas fjalimit të mbretëreshës Elizabeth II për qeverinë e re të vendit.

”Mbështetja ndaj banorëve të kësaj kulle, në momentet e para të rënies së zjarrit, kur ata e donin atë më shumë se çdo gjë tjetër, nuk ishte në nivelin e duhur”, pranoi May, përcjell Atsh.

Ndërkohë, lideri opozitar laburist, Jeremy Corbyn i tha parlamentit se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori