I veshur me antiplumb, kryeministri portugez mbërrin në Ukrainë

Kryeministri i Portugalisë António Costa mbërriti në Kiev mëngjesin e sotëm.

Vizita e tij vjen pas ftesës së homologut të tij ukrainas.

“Me emocion dhe respekt vij këtu, në shenjë solidariteti me këtë vend dhe këtë popull, përballë agresionit barbar rus”, u shpreh Costa, i cili ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2015.

Në një foto të publikuar ai shfaqet duke ecur në rrugët e Irpin, ndërsa mban të veshur një antiplumb./albeu.com/