Kryeministrit holandez i derdhet kafja në tokë, veprimin i tij po bën xhiron e botës (VIDEO)
Ditën e sotme kryeministri holandez ka shkaktuar një incident të vogël në ambientet e parlamentit.

Mark Rutte kishte marrë një kafe në gotë plastike, por papritur gota i bie nga dora duke u derdhur në tokë.

Megjithëse të gjithë prisnin që vendin ta pastronin sanitaret dhe ai të vazhdonte rrugën, kryeministri holandez duke buzëqeshur nuk ka nguruar të marrë leckën dhe ta pastrojë vetë kafen e derdhur.

Për këtë gjest kryeministri holandez u vlerësua dhe u duartrokit nga stafi i sanitareve.
Shtuar më 04/06/2018, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori