Kryeministri turk paralajmëron luftë, vjen reagimi i Barzanit
Pas fillimit të referandumit në popullatën kurdeIrak ka dalë edhe kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai u shpreh se inati i Barzanit po krijon një hapësirë për një konflikt të nxehtë.

Kryeministri turk ka bërë të ditur se janë në kordinim të plotë me qeverinë e Irakut dhe kanë filluar manovra ushtarake të përbashkëta,shkruan albeu.com.

Sipas tij, Turqia nuk po hyn në luftë por në rast se plaçkitet qoftë edhe një kamion turk me mallra në këtë zonë atëherë do t’i përgjigjen menjëherë ushtarakisht, ndërsa ka rikonfirmuar se nuk do ta njohin rezultatin e referandumit në Irak.

Nga ana tjetër ka ardhur edhe deklarata e parë ndaj Turqisë nga udhëheqësi i kurdëve në Irak Mesut Barzani.

Ai ka bërë të ditur se referandumi do të vazhdojë se është një tregues i stabilitetit e paqes në rajon. Ndërkaq, Barzani ka shprehur se referandumi i sotëm nuk do të thotë pavarësi dhe themelim të Kurdistanit.

Vlen të theksohet se arsyeja që Turqia i trembet këtij referandumi është popullata kurde në pjesën lindore të saj. Gjithashtu partia kurde e ashtëquajtur PKK në këtë zonë vazhdon luftimet me qeverinë turke për pavarësi./albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori