Kryeministri turk kërcënon Hollandën: "Do hakmerremi ashpër"
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildrim, ka kërcënuar sot se Turqia do të hakmerret ashpër ndaj Hollandës, e cila ndaloi hyrjen e ministrit të Jashtëm turk të mbante një tubim me bashkëkombasit e tij.

Hollanda ndaloi gjithashtu edhe ministren turke të Çështjeve Familjare që të mos futej në konsullatën turke në Roterdam.

"Kemi protestuar kundër kësaj situate në mënyrën më të fuqishme. Autoriteteve holandeze i është përçuar mesazhi se do të ketë hakmarrje në mënyrat më të ashpra... ne do t'i kundërpërgjigjemi kësaj sjellje të papranueshme," ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori