Kryeministri turk Erdogan pranon zgjedhjet e parakohshme
Pëlqej
Albeu.com
Parlamenti në Turqi mblidhet për të vendosur një program për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje që votimi në parlament të bëhej sa më shpejt të ishte e mundur për të lehtësuar tensionet që shpërthyen në Turqi, kur partia e tij u përpoq të zgjidhte si persident një person të orientuar nga feja.Ky duhet të kishte qënë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, që do ta çonte zotin Abdullah Gul një hap pranë fitores.

Tani ky proces ka mbetur në vend dhe vendi është duke u përgatitur për të rizgjedhur parlamentin.

Kjë është një përpjekje për të zgjidhur krizën lidhur me zgjedhjen e kandidatit për president.

Zoti Gul dikur i përkiste një partie pro-islamike.

Gruaja e tij mban shami.

Dhe në një vend ku feja dhe politika janë të ndara, kjo është kthyer në një çështje që ka shkaktuar tensione.

Nga protestat masive dhe paralajmërimet e ushtrisë, Gjykata Kushtetuese kanë ndërhyrë për të anuluar votën.

Kryeministri Erdogan është hedhur në ofensivë, duke thirrur zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai ka besim se partia e tij do të fitojë përsëri dhe pas kësaj ai do të dojë që presidenti i ardhshëm të zgjidhet direkt nga populli. start
Shtuar më 02/05/2007, ora 09:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori