Kryeministri spanjoll gati të përdorë forcën për të penguar mbajtjen e referendumit
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy raportohet se është gati të përdorë masa shtrënguese për të penguar zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë e Katalonjës, të premtuar nga presidenti katalanas separatist Carles Puigdemont brenda muajit shtator.

Rajoy i gatshëm të pengojë referendumin me frocë”, shkruan “El Mundo”.

“Qeveria përgatit masa shtrënguese kundër referendumit”, raporton “ABC”.

Të përditshmet e sipërpërmendura citojnë burime pranë presidencës së qeverisë spanjolle dhe referojnë se Madridi mund të marrë kontrollin e “Mossos d’Esquadra”, policisë rajonale katalanase, dhe të ndalojë hyrjen në vendvotime elektorale që do të vendosin qeverinë katalanase. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori