Kryeministri sllovak përkrah anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka shprehur mbështetjen për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Fiko ka theksuar se do të ishte mirë nëse do të zgjidhej një vend nga rajoni për të përshpejtuar procesin e integrimit, si një nxitje për vendet tjera.

Nëse do të ishte për mua, unë do të doja të bëjë një hap dinamik, për të zgjedhur një vend të Ballkanit Perëndimor dhe të përshpejtohet hyrja e tij në BE, për t’u treguar vendeve tjera që kanë një perspektivë nëse i plotësojnë kriteret”, tha Fico pas samitit të mbajtur në Bruksel. /albeu.com/



Shtuar më 10/03/2017, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori