Kryeministri shkon me biçikletë te mbreti për t'i dhënë lajmin e mirë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me biçikletë ka shkuar deri të pallati mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.

Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën">biçikletën para pallatit dhe duke e lidhur, në mënyrë që mos t’ia vjedhë askush.

Fotografitë e Ruttes zgjuan një interesim tejet të madh në rrjetet sociale.

Shumë persona, të cilët shikuan fotografitë, ishin të habitur me faktin se kryeministri i një shteti lëvizë me biçikletë, e jo me ndonjë automjet luksoz.

Të tjerët bënë komente qesharake, me disa të cilët komentuan fotografinë në të cilën Rutte shihet duke lidhur biçikletën">biçikletën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se Rutte kishte frikë se mbreti mund t’ia vidhte biçikletën">biçikletën.

Marrëveshja për formimin e Qeverisë së Holandës u arrit 208 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Shtuar më 27/04/2019, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori