Kuvendi miraton me 94 vota pro ndryshimet për ligjin për hapjen e dosjeve

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për disa ndryshime në ligjin për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.

Në sallë ishin të pranishëm 98 deputetë nga të cilët votuan 94 pro dhe 1 abstenim.

Deputetët e PD qe mbështesin Bërsihen nuk morën pjesë në votim.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa sot shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

 

 

 


Shtuar 20.10.2022 23:53