Kryeministri pakistanez urdhëron hetime për vrasjen e aktivistes
Kryeministri pakistanez ka urdhëruar hetimet e menjëhershme, në lidhje me vrasjen e aktivistes për të drejtat e njeriut. Me anë të një deklarate për mediat, bëhet me dije se kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka dënuar vrasjen e aktivistes së të drejtave të njeriut, Sabeen Mehmud.

Mehmud u qëllua për vdekje në Karaçi, teksa po udhëtonte me makinë për në shtëpi me të ëmën e saj, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat. Asnjë grup terrorist apo militant nuk ka marrë përsipër vrasjen deri tani, edhe pse aktivistja kishte qenë objekt kërcënimesh shumë herë më parë.

“Është një ngjarje ku objektivi ishte përcaktuar qartë, por për momentin është ende herët për të përcaktuar motivet”, deklaroi Jamil Ahmed, një zyrtar i lartë i policisë lokale.

Vrasja e Mehmud erdhi disa orë pasi ajo kishte mbajtur një debat mbi dyshimet e ngritura ndaj ushtrisë pakistaneze për përfshirje në tortura dhe vrasje të aktivistëve politikë, në provincën e Baloçistanit. /albeu.com/


Shtuar më 25/04/2015, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori