Kryeministri Letta sfidohet nga Matteo Renzi
Dita e sotme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Qeverise italiane pasi duket gjithmonë e më konkrete mundësia e largimit të kryeministrit Enrico Letta.

Kryeministri Letta sfidohet nga kryetari i rizgjedhur i forcës së tij politike, Matteo Renzi.

Kryebashkiaku i Firences, një prej politikanëve më karizmatikë dhe popullorë në Itali e kishte kritikuar më parë qeverisjen e Lettës në momentin e zgjedhjes në krye të PD-së në muajin Dhjetor dhe pas një takimi midis tij dhe Lettas, ditën e djeshme, sot pritet vendimi i mundshëm për një reformim të qeverisë italiane.

Një votim i cili pritet të ndodhë së shpejti do të përcaktojë nëse anëtarët e partisë do të shkarkojnë apo jo kryeministrin në fuqi.

Nderkohë, mësohet se ndërsa këto mund të jenë orët e fundit të Lettas si kryeministër, ai vendosi të anullojë një vizitë zyrtare që kishte programuar në Londer gjatë ditëve të ardhshme.

Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, është shprehur se vendimi për një ndryshim të mundshëm të qeverisë i përket vetëm Partisë Demokratike, e cila në Itali është një parti e qendrës së majtë. Në mbështetje të ndryshimit të kryeministrit është shprehur edhe ish-kryeministri Romano Prodi. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori