“Real Madridin e kanë frikë,” Tuchel: Gjeta arbitrit duke qeshur me të madhe me Ancelottin

Chelsea ishte i pafat mbrëmjen e djeshme, pasi u eliminua nga Real Madridi në fazën çerekfinale të Champions League.

Një ndeshje e luftuar rezultoi të ishte ajo në “Santiago Bernabeu” mes dy skuadrave të cilat bënë që ndeshja të shkonte në shtesa, pasi ndeshjen e parë e fitoi skuadra madrilene me shifrat 3-1, ndërsa mbrem blutë e Londrës i shkuan shumë afër kualifikimit pasi po fitonin me shifrat 3-1, por goli i Benzema në kohën shtesë do të skualifikonte kampionët në fuqi.

Thomas Tuchel pas ndeshjes u shpreh se ishte krenar për lojtarët e tij, por i lënduar nga gabimet që kushtuan shumë… dhe nga qëndrimi i gjyqtarit Marciniak.

“Shënuar katër gola në dy ndeshje dhe kemi pasur më shumë raste, por ishim të pafat. Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë dy gabime. Momenti më i rëndësishëm i lojës ishte gabimi ynë. Në ndeshje si kjo, duhet pak fat dhe nuk e patëm”, theksoi fillimisht trajneri i Chelsea.

“I thashë se jam shumë i zhgënjyer që nuk shkoi ta shihte vetë rastin e golit të anuluar të Alonsos. Kur mbaroi ndeshja, pashë arbitrin duke qeshur me zë të lartë me Ancelottin dhe m’u duk shumë keq. Shkova t’i shtrëngoja dorën pas një disfate të rëndë dhe e gjeta atje duke qeshur me trajnerin rival, me Ancelottin, i cili është një zotëri. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për ta bërë këtë”, përfundoi Tuchel.