Nga “rosa” e shëmtuar në Madrid te “mjellma” në Liverpool, historia e pabesueshme e Fabinho-s

Fabinho zbarkoi në Real Madrid në vitin 2012 nën hijen e dyshimeve. Braziliani u huazua nga Rio Ave për të mbushur boshllëkun e lënë në Castilla nga Dani Carvajal i cili kishte kaluar te Leverkusen.

Ai u akuzua se mbërriti “i rekomanduar” nga Jorge Mendes, por koha i ka treguar të gjitha.

“Akuzat nuk kanë ndikuar tek unë sepse nuk lexova çfarë thuhej”, ka pranuar ai për MARCA.

“Sapo mbërrita në Portugali. Nuk kishin kaluar më shumë se tre javë. Papritur agjenti i im me telefonon dhe më tha të bëja valixhet gati sepse Jorge Mendes do të më kërkonte në mëngjes. Ishim në makina dhe askush nuk ka tha asgjë, teksa një moment Mendes foli dhe tha ‘Ne do të shkojmë në Madrid që të nënshkruani për Realin’. Menjëherë mora nënën time dhe ajo filloi të qante”, kujton Fabinho për Four Four Tëu.

Ai kujton takimin e parë me Jose Mourinhon të cilin nuk do ta harrojë kurrë. Teksa braziliani ishte në dhomën e hotelit, tekniku portugez se bashku me Mendes i shkojnë në dhomë dhe e takojnë, ndërsa lojtari ishte me pizhame.

Fabinho kishte një periudhë të shkurtër në Madrid. Ai luajti 30 ndeshje për Castilla-n në vitin 2012-13 para se të shkonte në Monaco.

Debutimi me skuadrën e parë të Madridit ai e bëri në 8 maj 2013 përballë Malagës, kur ishte 19 vjeç e gjashtë muaj e 15 ditë.

Më pas mesfushori u rikthye sërish në Monaco ku fitoi kampionatin në vitin 2016-17, por jo si mbrojtës i djathtë. Leonardo Jardim e kaloi atë në mesfushë dhe ky ndryshim rezultoi ideal për brazilianin, i cili shënoi 12 gola dhe dha 6 asistime.

“Gjatë stërvitjes timë në Brazil ka alternuar pozicionin e mesfushorit dhe të anësorit. Ishte Jardim ai që ndryshoi përfundimisht pozicion tim”, tha Fabinho për MARCA.

Pas peridhës së sukseshme në Francë, hapi i madh do të vinte për lojtarin që do të trasnferohej në Liverpool për 45 milion euro, pikërisht pas humbjes në finalen e Kiev (3-1) kundër Real Madridit.

Transferimet e Fabinho, Alisson dhe Van Dijk hodhën themelet e një Liverpooli kampion. “The Reds” mes ish-lojtarin e Castilla si “motor” të mesfushës kanë fituar Premier League (2019-20), FA Cup (2021-22), Kupën e Ligës (2021-22), Champions League (2018-19) dhe Superkupën e Evropës (2019.

Tani Fabinho do të jetë përballë Realit si një nga mesfushorët më të mirë të Evropës. Do të shihet në sy me Casemiron, më të cilin ka luajtur 11 ndeshje për Castilla dhe me të cilin po lufton për një pozicion në Brazil.r.t/albeu.com