Kryeministri iraken deklaron rimarrjen e bastionit të fundit të ISIS
Ushtria irakene ka çliruar tashmë Hawij-ën, qyteti kryesor në një nga dy territoret e fundit të të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Irakut gjatë një konference në Paris.

Haider al-Abadi tha për gazetarët se Hawija ishte çliruar nga një operacion i nisur dy javë më parë dhe po vazhdojnë me çlirimin e pjesëve të tjera të qytetit.

“Arritëm të ringjallim qytetin Haëija të pushtuar nga terroristët islamikë”, kështu ka deklaruar sot në një fjalim në konferencë për shtyp mbajtur në Paris të Francës, kryeministri iraken Haider al-Abadi.

Duket se grupi terrorist e ka humbur dhe një bastion të cilin e kishin pushtuar prej më se 1 viti. Ofensiva në qytetin Hawija filloi më 21 shtator ku morën pjesë njësitë ushtarake, forcat e policisë dhe ato speciale.

Me ndihmën e sulmeve ajrore dhe këshilltarëve ushtarakë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, u rimor qyteti i Shirqatit ditën e dytë dhe më pas u zhvendosën në jug-lindje. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori