Kryeministri i Serbisë solidarizohet me Palestinën
Pëlqej
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me liderë të Lindjes së Mesme tha se konflikti në Gaza duhet të marrë fund dhe se për këtë duhet të bisedohet.

Ai tha se beson se fuqia dhe diplomacia ndërkombëtare do të bëjë të mundur parandalimin e gjendjes së rëndë në Gazë.

Vuçiç vlerësoi se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të ulin armët dhe të ulen në tryezë bisedimesh.

Aleksandër Vuçiç kishte ftuar në tryezë bisedimesh ambasadorët e Algjerisë, Irakut, Libanit, Marokut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe i ngarkuari me punë i Palestinës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori