Kryeministri i rrëzuar pakistanez cakton vëllain në postin e tij
Kryeministri i rrëzuar nga pushteti në Pakistan, Nawaz Sharif, e ka caktuar vëllain e tij Shehbaz si pasuesin e tij në këtë pozitë dhe ka nominuar ish ministrin e Naftës, Shahid Khaqan Abbasi, si kryeministër të përkohshëm.

“Unë e mbështës Shahbaz Sharif pas meje në pozitën e kryeministrit, mirëpo derisa ai të merr kohën e tij për të konkuruar në zgjedhje, e nominoj për këtë pozitë Shahid Khaqan Abbasi”, ka thënë Sharif në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij, i cili është transmetuar në televizion.

Dorëheqja e Nawaz Sharif nga pozita e kryeministrit, erdhi pasi vendimit të Gjykatës Supreme, e cila urdhëroi që Sharif të largohet nga ky post, rreth akuzave për korrupsion, pas shpërndarjes së të ashtuquajturave Letrat e Panamasë më 2016.

Abbasi do të jetë në pozitën e kryeministrit përkohësisht, për të paktën 45 ditë, derisa Shehbaz Sharif, do të dorëhiqet nga pozita e udhëheqësit të Punjabit dhe të garojë në zgjedhjet e parakohshme.
Shehbaz Sharif, 65 vjeçar, e ka udhëhequr Punjabin që nga viti 2008. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori