Zbulohet finalisti i 3 i Big Brother VIP

Sonte edy banorë do të shkojnë në finale.

Einxhel Shkira, Donald Veshaj,  Arjola Demiri dhe Monika Lubonja janë votuar nga publiku që nga e marta.

Ndërsa sot edhe dy prej tyre do t’iu bashkohen finalistëve të parë e që janë Iliri dhe Beniada.

Moderatorja, Arbana Osmani me anë të zarfit të kuq prezantoi njërin nga finalistët e që është Donaldi.

Kujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të premten e ardhshme, pra sot një javë me datën 18 shkurt.

Në finale krahas fituesit të parave do të ketë edhe befasi tjera nga “Vëllai i Madh” për finalistët.


Shtuar 11.02.2022 23:06