Kryeministri i këtij vendi punon kirurg në fundjavë
Ndryshe nga kryeministrat e tjerë të botës, të cilët përkushtohen vetëm në drejtimin e vendit, kryeministri i Bhutanit nuk mbetet me kaq.

Përveçse një kryeministër, ai i kalon fundjavat, duke operuar dhe duke u kujdesur për pacientët.

Para se të bëhej politikan, Dr. Lotay Tshering ishte një kirurg shumë i famshëm dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i tij.



“Disa njerëz luajnë golf, disa të gjuajnë me hark, kurse mua më pëlqen të operoj”, shprehet ai pak para se të hyjë në sallën e operacionit, duke e përshkruar punën e tij si “antistres”.

“Do të vazhdoj ta bëj këtë punë derisa të vdes. Më mungon që nuk mund ta bëj çdo ditë.

Sa herë jam udhës për në punë, më lind dëshira të kthej majtas drejt siptalit”, thotë Tshering-u.

Kryeministri thotë se ka gjetur një pikë takimi midis dy profesioneve:

“Në spital skanoj dhe trajtoj të sëmurët. Në qeveri, skanoj shëndetin e ligjeve dhe përpiqem t’i bëj më të mira”.

Reforma shëndetësore ka qenë pika kryesore në axhendën e tij politike. Çdo të enjte ai jep këshilla për mjekët në trajnim.

Tshering u zgjodh kryeministër i Bhutan-it në nëntor të vitit 2018, një vend, i cili kaloi nga manrkia absolute në demokraci, vetëm një dekadë më parë.

Bhutan-i është një mbretëri midis Indisë dhe Kinës me një popullsi prej 750,000 vetësh, e cila ka zgjedhur t’i përjashtojë ca mënyra të jetesës moderne, për të ruajtur identitetin kulturor dhe traditën.

Natura nderohet dhe admirohet, çka do të thotë se pyjet e vendit janë të paprekura, është e ndaluar të vriten krijesat e gjalla dhe karboni është i ndaluar.

Për të mbrojtur tempujt e lashtë në male dhe pyjet të paprekura nga turistët, një shumë shpenzimesh ditore rreth 250 dollarë u imponohet vizitorëve.

Bhutan-i radhitet ndër vendet më të lumtura në Azi, edhe pse ende larg një utopie, me të njëjtat probleme si dhe fqinjët e tyre, si: papunësi e lartë e të rinjve, rreth 95% rritje të krimit kombëtar dhe shifra të larta të problemeve shëndetësore, si diabeti dhe obeziteti.

Për njerëzit e Bhutan-it, është një privilegj të trajtohen nga një prej mjekëve më të mirë e më të famshëm të vendit si Tshering-u. /tema/
Shtuar më 11/05/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori