Gazeta Bild: Inter fokusohet te Salzburg për shërbimet e sulmuesit

Siç thekson “Bild”, në Giuseppe Meazza ata i kanë vënë sytë te RB Salzburg.

Jo për shkak të Adeyemi, e ardhmja e të cilit duket e lidhur me Borussia Dortmund, por sepse profili i dëshiruar në skuadrën interiste është ai i Noah Okafor. Zvicerani mbërriti në Salzburg në vitin 2020, në këmbim të 11 milionë eurove dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Interesit të Interit duhet të shtojmë edhe atë të skuadrave të tjera të rëndësishme, si vetë Dortmund, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen apo RB Leipzig në Gjermani, Sevilla në ligën spanjolle apo Newcastle në Premier League. Skuadra austriake e vlerëson shitjen e Okaforit, i cili ka grumbulluar 12 gola dhe 6 asistime në 26 ndeshje, në 25 milionë euro. /h.ll/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 12:43