Kryeministri i Hungarisë paralajmëron se do të burgosë emigrantët që mbërrijnë në vend
Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se do të burgosë në mënyrë sistematike të gjithë emigrantët që mbërrijnë në vend, një masë kjo e marrë në kundërshtim me ligjin evropian.

“Qeveria vendosi të ripërcaktojë arrestimin e shtetasve të huaj nga policia”, njoftoi lideri konservator gjatë një deklarate në radion kombëtare, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Një masë ndalimi sistematike në paraburgim do të ishte në mënyrë të hapur kundër BE-së”, u shpreh Orban. Por duhet të mbrojmë sovranitetin tonë”, pohoi ai, duke nënvizuar se do të ndërmarrë “beteja të rëndësishme” kundër Brukselit këtë vit, transmeton atsh.

I mësuar me provokimet kundrejt BE-së, vendi i së tij është një përfitues i madh i fondeve strukturore, Orban ka ngritur prej dy vitesh një përballje me luftë të hapur kundër emigrantëve në Evropë.

Ai i bashkëngjiti edhe një herë ditën e sotme emigrantëve “akte terroriste”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori