Gjashtë policë të vetëvrarë në protestat e Turqisë (VIDEO)
Update- Dhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë sot në mëngjes në rrugët e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, ku kanë djegur goma dhe kanë hedhur mjete piroteknike në policinë e cila më pas ka hedhur gazë lotsjellës. Bëhet e ditur se nga fillimi i protestave e deri tash, gjashtë policë kanë bërë vetëvrasje.

Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu e ka publikuar sot në mëngjes një mesazh pozitiv në Tëitter ku i ka përshëndetur demonstruesit në parkun Gezi dhe ka thënë se do të dëshironte të ishte me ta, shkruan e përditshmja turke “Hurriyet”.

Mediat lokale kanë raportuar se një numër i madh njerëzish është lënduar në Ankara ku policia është përballur me 10 mijë njerëz, kurse përleshje të reja kanë shpërthyer në lagjen e Stambollit, Gazi, ku jeton klasa punëtore, raporton AFP.

Pjesëmarrësit në protestë mbrëmë kanë vallëzuar në sheshin Taksim, ku gjendet parku Gezi, kështu që protesta praktikisht është shndërruar në karnaval.

Gazeta “Hürriyet”, duke u thirrur në deklaratën e kryetarit të Sindikatës së Policisë, Faruk Sezer, shkruan se që nga fillimi i protestave në parkun GeziStambollit, gjashtë policë kanë bërë vetëvrasje.

Ai ka thënë se forcat e policisë i janë ekspozuar kritikave të ashpra për shkak të mënyrës së shpërndarjes së protestave, por kanë qenë të detyruar të kryejnë detyrat në kushte të vështira.

“Dhunën që po e shihni është dhunë të cilën po e pëson policia. Ata jo vetëm që i janë ekspozuar dhunës, por edhe punojnë 120 orë pa ndërprerë, duke ngrënë bukë bajate”, tha ai. /albeu.com/


..............

17.40- Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sërish protestuesit anti-qeveritarë, duke i quajtur “plaçkitës” dhe i bëri thirrje mbështetësve që t’ua “mësojnë protestuesve një leksion” gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Erdogan i bëri këto komente, të dielën në qytetin jugor të Adanasë, ku janë përleshur të shtunën në mbrëmje protestuesit pro-dhe anti-qeveritarë.

Erdogan iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të mos angazhohen në dhunë, derisa protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e dhjetë.

Dhjetëra mijëra demonstrues ishin në rrugët e Stambollit të dielën, derisa janë zhvilluar demonstrata në Ankara, Izmir, dhe qytete të tjera.

Në Stamboll, protestuesit dogjën goma dhe hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori