E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Kryeministres së Zelandës së Re i vijnë mesazhe kërcënuese, “Ju e keni rradhën”
Një javë pas sulmit terrorist që tronditi Zelandën e Re, ku 50 persona u qëlluan me armë për vdekje teksa po faleshin në një xhami, në rrjetet sociale kryeministrja e vendit ka marrë mesazhe kërcënuese. Sipas mediave vendase mesazhet ishin të shoqëruara me foto armësh mbi të cilat shkruhej: Ju e keni radhën.

Jancinda Ardern ka denoncuar menjëherë kërcënimet në polici, ndërsa janë mbyllur nga autoritetet dhjetëra llogari Twitter-i, nga të cilat erdhën kërcënimet. Mediat gjithashtu thotë se mesazhet kishin edhe përmbajte urrejtjeje anti-islamike. 28-vjeçari Brenton Tarrant qëlloi me armë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha që ka përjetuar vendi. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori