Kryebashkiaku i Londrës kërkon që BE të mos ndëshkojë Britaninë për shkak të “Brexit”
Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan ka deklaruar se ekzekutivi britanik duhet të garantojë të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian që jetojnë në vend edhe pas “Brexit”.

Deklaratat e kryebashkiakut vijnë një ditë para se Britania të aktivizojë nenin 50 për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Duke theksuar ‘kontributin e madh të 3.3 milionë qytetarëve të BE’së që jetojnë në Britani, nga të cilët një milion në Londër, Khan i bëri thirrje Bashkimit Evropian për reciprocitet në atë që e quajti gjest të vullnetit të mirë nga qeveria e kryeministres Theresa May.

Duke folur në një ngjarje në Bruksel, Khan i bëri thirrje BE-së të mos ndëshkojë Britaninë vetëm sepse zgjodhi të largohet nga blloku 28 vendesh.

Khan paralajmëroi se një marrëveshje e keqe e “Brexit” do të ishte e dëmshme për ekonominë evropiane për shkak të lidhjeve të ngushta financiare mes institucioneve londineze dhe Bashkimit Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori